Çfarë ka ndodhur me Realin kur ka humbur ndeshjen e parë në Champions?
Pas humbjes në ndeshjen e parë përballë Manchester City-t në shtëpi, Realit të Zinedin Zidane do ti duhet një performancë e madhe në Angli.

"Galaktikët" edhe pse kaluan të parët në avantazh nuk ja dolën të menaxhonin rezultatit deri në fund pasi City e mori "përpara" në 10 minutat e fundit duke e përmbysur rezultatin.

Që nga fillimi i këtij formati të Ligës së Kampionëve në vitin 1992, Real Madrid kanë humbur ndeshjet e para në shtëpi në pesë raste, dhe asnjëherë nuk kanë arritur të rikthehen, për të vazhduar tutje.

PSG në 1994 (0-1), Bayern Munich në 2001 (0-1), Arsenal në 2006 (0-1), Liverpool në 2009 (0-1) dhe Barcelona në 2011 (0-2), janë rastet kur Real Madrid ka pësuar në ndeshjen e parë në shtëpi në Ligën e Kampionëve, pa llogaritur humbjen nga Manchester City.

Tani të gjithë sytë do të jenë në ‘Etihad Stadium’ më 17 mars, për të parë nëse Real Madrid do të ‘prish’ këtë mallkim, për të kaluar tutje në Ligën e Kampionëve.
Shtuar më 27/02/2020, ora 09:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori