Çfarë po ndodh me CR7-ën?
Pëlqej
Real Madrid mbetet i shqetësuar përsa i përket dëmtimit të Cristiano Ronaldos, gjë që e detyroi të linte fushën para kohe në finalen e parë të Superkupës së Spanjës përballë Atletico Madrid.

Ishte gjuri i këmbës së majtë që e tradhtoi "Topin e Artë", dëmtim i marrë që në ndeshjen kundër Borussia Dortmund, sezonin e shkuar të Champions League.

"Cristiano ndjente dhimbje në këmbën e majtë, ne do të presim rezultatet e testeve. Në pamje të parë nuk duket diçka serioze", u shpreh optimist pas ndeshjes trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti. /albeu.com/
Shtuar më 20/08/2014, ora 13:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori