Çfarë po ndodh me Juven? Bllokohet nga skuadra e Inzaghit
Juventusi nuk arrin dot të thyejë murin Benevento dhe në “Vigorito” nuk shkon më shumë se një barazim 1-1 ndaj skuadrës së Filippo Inzaghit, që gjeti barazimin në fund të pjesës së parë me Letiziapasi bardhezinjtë kishin kaluar në avantazh me Morata.

Andrea Pirlos i kushton shumë lënia jashtë e Ronaldos (pushim këtë fundjavë) duke mos marrë 3 pikë në një fushë jo të vështirë dhe në letër tepër të lehtë.

Skuadra kampione e Italisë has vështirësi të jashtëzakonshme dhe pse gjeti golin pas 20 minutash kur Chiesa nisi një top të bukur për Morata, që brenda zone pasi dribloi mbrojtësin nuk fali në diagonale.

“Zonja” krijoi edhe disa raste të tjera, por sporadike më shumë dhe jo të mira për finalizim, deri kur në një goditje këndi, pasi Benevento i ishte afruar golit, Letizia gjen diagonalen e saktë, teksa Arthur i fali topin duke mos e larguar.
Shtuar më 28/11/2020, ora 20:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori