Çfarë po ndodh me Ozil?
Ronaldo dhe Ozil
Real Madrid po kalon ditë të bukura kohët e fundit duke sjellë edhe kreun e rënditjes në Spanjë dhe në Champions League. Dhe emri që ka rënë mës humë në sy ka qënë ai i Mesut Ozil. Turku nuk duket i kënaqur nga rizgjimi i Kaka, Benzema dhe Higuain nuk ka mbrojtës që i mban dhe Di Maria gjithmonë në ndihmë të ekipit.

Por ai që Marca ngulmon më shumë është pikërisht lojtari i kombëtares gjermane, Ozil. Sipas saj, në dy ndeshjet e fundit nuk është parë shumë komod në fushë.

Përveç superkupës, ndaj Barcelonës, Ozil ka luajtur vetëm një ndeshje të plotë, 90 minuta dhe në ndeshje të tjera është zëvëndësuar ose nga Kaka ose nga Koentrao.

Dhe gazeta madrilene ngre një pyetje me vend: "Çfarë po ndodh me Mesut?. Duke parë që sezonin e kaluar, ai ishte lojtari kyç i Jose Mourinho. /albeu.com/
Shtuar më 01/11/2011, ora 14:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori