Çfarë po ndodh? Përplasje të frikshme mes tifozerisë së Olympiakos dhe Bayern Munich (VIDEO)
Pamje të turpshme ato që vijnë nga Athina, në ndeshjen e të rinjve mes Olimpiakosit dhe Bajernit të Munich.

Në stadiumin “Peristeri”, në minutën e 84-t të ndeshjes që po luanin ekipet U-19, ndodhi diçka e paimagjinueshme. Huliganët e Olimpiakosit, pushtuan fushën me shkopa dhe materiale të forta nëpër duar, dhe shkuan për të sulmuar tifozët e Bayern, edhe me flakadanë.

Për disa minuta, ndeshja dhe gjithçka ngriu aty, ndërkohë që lojtarët dolën nga fushë. Pamjet që shfaqin mediat greke, tregojnë tifozë të gjakosur pas sherrit.

Ndërkohë, i menjëhershëm ishte falja që klubi i Olimpiakosit i kërkoi tifozëve të Bayern-it, ndërkohë që UEFA pritet të ndëshkojë ashpër klubin grek për këto trazira. Ndërkohë, pamjet e mëposhtme janë vërtetë të frikshme.
Shtuar më 22/10/2019, ora 19:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori