Çfarë po ndodh te Juve? CR7 ndihet i tradhtuar nga drejtuesit bardhezi dhe mendon largimin
Cristiano Ronaldo ndihet i tradhtuar te Juventusi, të paktën sipas asaj që raportojnë nga Spanja.

“Don Balon” shkruan se sulmuesi portugez nuk është aspak i lumtur me rezultatet e arritura nga Juventusi në javët e fundit.

Thuhet se Ronaldo i kishte kërkuar drejtuesve që të krijonin një skuadër konkurruese për Ligën e Kampionëve, diçka që nuk iu plotësua dhe për këtë arsye ndihet i tradhtuar nga Juventusi.

Nuk përjashtohet mundësia që portugezi të largohet nga bardhezinjtë, me ofertat në drejtim të tij që nuk mungojnë.
Shtuar më 25/07/2020, ora 21:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori