Çfarë po ndodh te Kukësi, largohet edhe Musta
Zhvillim i papritur te skuadra e Kukësit. Klubi verilidnor, nëpërmjet një njoftimi për shtyp ka zyrtarizuar "dovorcin" me Emiljano Mustën. Edhe pse vetëm pak kohë më parë futbollisti kishte nënshkruar kontratë 2-vjeçare, palët kanë rënë dakord për ndërprerjen e bashkëpunimit. Në njoftim nuk jepen arsyet e këitj vendimi. Kujtojmë që një ditë më parë nga Kukësi u largua Obanor, pa harruar dhe transferimin e Bruno Telushit te Neftchi Baku. Pra, tri largime të rëndësishme brenda pak ditësh nga skuadra verilidore, pas eliminimit nga Wolfsburgu në Eropa League.

Njoftimi i Kukësit:

"Emiljano Musta nuk është më pjesë e Kukësit! Mbrojtësi nga Elbasani ka mbyllur sot aventurën e tij me skuadrën tonë. Pas një diskutimi mes klubit dhe futbollistit, u arrit marrëveshja për zgjidhjen e kontratës.

Klubi i Kukësit e falënderon Emiljano Mustën për kontributin e dhënë me fanellën e Kukësit dhe i uron suksese në të ardhmen. Faleminderit Emiljano!"
Shtuar më 28/09/2020, ora 11:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori