Çfarë po ndodh te stadiumi, tifozët me aftësi ndryshe nuk po munden të hyjnë
E teksa të gjithë po presim me padurim ndeshjen e sotme me Francën, jashtë stadiumit persona të shumtë me aftësi ndryshe nuk po mundin të hyjnë brenda.

Këta tifozë, mësohet të kenë marrë një ftesë nga FSHF për të qenë në ndeshjen me Francën, por për momentin janë të ndaluar jashtë stadiumit.

Problemi qëndron pasi mungon ashensori, dhe nuk mund të ngjiten.

Ende nuk dihet se si do të zgjidhet situata por shpresojmë që ccdo gje të rregullohet para se ndeshja të startojë.


Shtuar më 17/11/2019, ora 20:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori