Çfarë po paralajmëron Hazard: Më besoni, jam i lodhur
Sulmuesi i Chelseat, Eden Hazard nuk ishte në ditën më të mirë pas barazimit pa gola me Evertonin.

Belgu 27-vjeçar ka pranuar se ka ditë që zgjohet në mëngjes duke ndier se dëshiron të largohet nga Chelsea në drejtim të Real Madridit dhe ditën tjetër, dëshiron të nënshkruajë kontratë me klubin perëndimor të Londrës.

“Për shtatë vitet e fundit me Chelsean, gjithmonë jam kënaqur me vetveten. Kur jam në fushë përpiqem të bëhem i lumtur, së pari për mua dhe pastaj për tifozët që po e shikojnë lojën”.Për momentin jemi mirë dhe për këtë po punoj shumë. Kështu që jam i lumtur se ku po luaj në këto momente”, tha ai për talkSPORT.

27-vjeçari shtoi: “Më besoni, unë jam i lodhur! Por, mendoj se jam në gjendje të mirë për të luajtur. Vitin e kaluar kam pasur një lëndim me kyçin e këmbës, që e kam vuajtur për tre muaj. Pra, kjo është arsyeja, pse jam i freskët tani. Dhe kur je i lumtur në fushë, mund të provosh disa gjëra. Unë jam vetëm duke e shijuar atë që bëj personalisht në fushë dhe si pjesë e ekipit”. /albeu.com/
Shtuar më 12/11/2018, ora 11:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori