Çfarë sulmi ndaj Valdes: Më ka trajtuar si m.t, mendon se është në FIFA
Karriera si trajner e Victor Valdes, ish-portieri i Barçës së mrekullive, vazhdon të jetë e komplikuar.

Kur ka marrë drejtimin e të rinjve të klubit katalanas, ka treguar menjëherë një temperament të pakontrollueshëm, që i ka kushtuar shkarkimin pas vetëm pak muajsh.

Tani, ai ka një ekip të ri, atë të Horta-s, ekip i Kategorisë së Tretë, por edhe aty gjërat nuk shkojnë mirë. Siç ka shpjeguar Sport.es, në fillim Vidal ka vendosur të shkarkojë dy bashkëpunëtorë të tij, më pas ka bërë të njëjtën gjë me një pjesë të ekipit të parë.

Një zgjedhje që ka shkaktuar shumë polemika, veçanërisht nga ana e sulmuesit Sergi Moreno, i cili ka thënë: “Gabimet nuk i ka bërë Horta, por Victor Valdes. Jemi futbollistë, por jemi edhe qenie njerëzore dhe ai më ka trajtuar si një mut”.

Ishim në palestër duke bërë ushtrime kur ka ardhur afër meje, Adri-t dhe Coro-s dhe na ka thënë se nuk kishte më besim te ne, se nuk ishim futbollistët që ai priste”.

“Mendon se është në FIFA, sikur po luan me video-lojëra. Në dhomat e zhveshjes ka tension, lojtarët nuk po luajnë si dinë. Dhe është për të ardhur keq, sepse Horta ka një organikë me të cilën mund të luftojë për çdo objektiv, por nuk po ia del”.
Shtuar më 04/12/2020, ora 17:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori