Çfarë të duket vetja? Legjenda e Manchester United bën për "një lek" Pogba-n
Gary Neville, legjenda e Manchester United, nuk ka ngurruar të komentojë penalltinë e humbur nga Pogba dhe ta quajë arrogancë sjelljen e francezit, që mori topin sapo arbitri vërshëlleu për 11-të metërsh.

“Nuk e kuptoj realisht se pse duhet ta merrte ai dhe ta godiste penalltinë?

Çfarë i duket vetja që mund të vendosë, për më tepër që nuk tregoi se është lider në këtë ndeshje?!

Nuk më pëlqeu aspak kjo sjellje, aspak!

Rashford e godet shumë mirë dhe edhe ndaj Chelseat e pamë këtë gjë.

Pogba ka humbur katër penallti deri tani, që prej sezonit të shkuar, atëherë pse duhet ta godasë ai”, tha Neville.
Shtuar më 20/08/2019, ora 10:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori