Challandes: Ndeshja vendimtare, luajmë për fitore ndaj Azerbajxhanit
Pëlqej
Bernard Challandes ka dalur në konferencë për të folur për ndeshjen kundë Azerbajxhanit.

“Azerbajxhani është një skuadër shumë e organizuar. Në ndeshjen e parë në barazuam, por ata treguan formë të lartë”, tha fillimisht Challandes.

“Ata kanë eksperiencë si në eliminatoret për evropian dhe botëror. Azerbajxhani është favorit dhe ka qenë favorit i grupit, shkaku i eksperiencës”.

“Ne jemi ekip i ri. Trajnerët thonë që gjithmonë ekipi kundërshtare është favorite”.

Ai foli edhe për mënyrën e lojës në këto eliminatore, duke thënë se do të provojë të gjitha mënyrat.

“Nuk e ndërroj filozofinë e lojës, kjo është loja ime, loja jonë. Futbolli nuk ka logjik ndonjëherë. Nëse ndërmarrim rrezikun dhe me qasje pozitive me 11 lojtarë kemi mundësi për fitore”.

“Do ta vazhdojmë lojën tonë dhe do ta ndërmarim rrezikun, edhe nëse humbin do ta vazhdoj jetën. Jam i bindur në fitore”, ka thënë Challandes.
Shtuar më 19/11/2018, ora 18:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori