E FUNDIT/ Aksident në Korçë, plagosen rëndë 4 persona
Challandes publikon listën e Kosovës, ka surpriza
chalendes00
Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challendes ka publikuar ditën e sotme listën e futbollistëve për dy ndeshjet kundër Maltës dhe Ishujve Faroe në kudër të Ligës së Kombeve. Grumbullimi i parë i futbollistëve do të bëhet të hënën e ardhshme në stadiumin “Fadil Vokrri” duke filluar nga ora 18:00.

Risia më e madhe në listën e publikuar eështë mbrojtësi Ardin Dallku ndërkohë që ka një rikthim për Valon Berishën i cili pritet të jetë vendimtar në këto dy takime.

Arsyeja e mos grumbullimit të Berishës në ndeshjet e kaluara ishte dëmtimi i rendë që pati pësuar. Pa harruar edhe sulmuesin e Lokomotivës së Zagrebit, Lirim Kastratin. /albeu.com/
Shtuar më 05/10/2018, ora 18:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori