Chamberlain hedh poshtë rinovimin nga Arsenal, ky do jetë klubi i ardhshëm
The Times raporton se yllit të Anglisë iu ofrua një marrëveshje e re me përmirësim page për të zgjatur qëndrimin e tij me Arsenal, por ai e sheh të ardhmen e tij diku tjetër.

Chamberlain startoi 16 ndeshje në Premier Ligë në sezonin e kaluar, por dëshiron të jetë një nga emrat kryesorë në ekip. Liverpuli e ka ndjekur atë gjatë gjithë sezonit të kaluar dhe ka rritur ofertën e tyre për të nënshkruar Chamberlain, përcjell Albeu.com.

Një ofertë u hodh poshtë nga Arsene Wenger që nuk dëshironte të holla në këmbim të Chamberlainn, pasi ka dhe të ardhmen e Alexis Sanchez ende në errësirë.

Besohet se Chamberlain është tunduar që të luajë ne Liverpool. Me Kupën e Botës para, duket se zemra e Chamberlain është larg nga Emiratet pas gjashtë vjetësh në këtë klub. /albeu.com/
Shtuar më 02/07/2017, ora 12:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori