Champions, derbi pa fitues, golat e të gjitha ndeshjeve (VIDEO)
Pëlqej
Inzaghi
Përfundon ndeshja mes gjigandëve të futbollit europian, ajo midis Milanit dhe Realit të Madridit. Ndeshja ka përfunduar në barazim 2-2 dhe ka qënë një spektakël i vërtetë për të gjithë sportëdashësit e futbollit.

Menjëherë sapo ka nisur ndeshja Reali merr kontrollin e lojës kurse Milani bën më shumë raste për gol, Ka qënë Ibrahimovic dy herë I cili ka dalë përballë portierit Casillas por herën e parë kapiteni I Realit e ka bllokuar gjuajtjen e tij kurse herën e dytë parabola e nisur nga suedezi nuk ka përfunduar qty ku do të donte ai. Ndërkohë që për Realin ka qënë Di Maria ai që ka patur një rast të artë për të shënuar ku përballë Abiattit e ka dërguar topin jashtë. Kur pjesa e parë dukej sikur po shkonte drejt barazimit Di Maria ka shpikur një assist perfekt për Higuain I cili përballë portierit nuk gabon dhe në minutën e 45 rezultati shkon në 0-1 duke zhbllokuar sfidën. Milani shushatet por për fat fishkëllima e arbitrit vjen dhe skuadra e Allegrit ka kohë për të marrë vetem dhe për të rifreskuar idetë.

Në pjesën e dytë pritet një Milan më I vendosur por është e njëjta pamje si në pjesën e parë. Reali kontrollon lojën dhe administron rezultatin duke u shfaqur edhe I rrezikshëm në portën e Milanit. Kjo ndodhi derisa Allegri vendos të hedhë në fushë Superpipon. Minuta e 68, top I gjatë për Ibrahimovic por Pepe është më afër topit dhe tenton ta largojë por gjatë tentativës rrëshket duke e lënë Ibrën të vetëm përballë një mbrojtësi. Ibra nuk mendohet gjatë por e kroson në zonë ku ndodhet I vetëm Inzaghi. Krosi ka qënë I keq drejt duarve të Casillas pork y I fundit nuk arrin ta kontrollojë dhe aty gjendet njeriu që gjithmonë është në vendin e duhur në kohën e duhur. Inzaghi barazon shifrat në 1-1 por barazon edhe rekordin e Mueller dhe të Raul me nga 69 gola në Champions. Dhjetë minuta më vonë në të 78, përsëri një top I gjatë dhe Inzaghi në pozicion të dyshimtë gjendet I vetëm përballë Casillas duke shënuar dhe golin e avantazhit. Milani kryeson 2-1 dhe Inzaghi ngjitet në krye të klasifikimit të golashënuesve të kompeticioneve europiane me 70 gola. Në minutën e 94 një pas I bukur I Benzema për Pedro Leon ka bërë që ky I fundit të barazojë shifrat pikërisht atëherë kur San Siro priste të shpërthente nga gëzimi. Milan-Real mbyllet në 2-2.

Në këtë grup Ajax është mundur nga Auxerre 2-1. Rezultatet e ndeshjeve të tjera janë këto:


Grupi E

Basel-Roma 2-3

Cluj- Bayern 0-4
<embed src="http://rd3.videos.sapo.pt/play?file=http://rd3.videos.sapo.pt/mMhHJZFiSULSafA8y61G/mov/1" type="application/x-shockwave-flash" allowFullScreen="true" width="480" height="400">embed>


Grupi F

Chelsea-Spartak Moskë 4-1
<embed src="http://rd3.videos.sapo.pt/play?file=http://rd3.videos.sapo.pt/39JUSntWzZYFL0IDarp2/mov/1" type="application/x-shockwave-flash" allowFullScreen="true" width="480" height="400">embed>


Zilina-Marseille 0-7
<embed src="http://rd3.videos.sapo.pt/play?file=http://rd3.videos.sapo.pt/UiRq1g0LHyOJkw4k2tTd/mov/1" type="application/x-shockwave-flash" allowFullScreen="true" width="480" height="400">embed>



Grupi G

Milan-Real 2-2
<embed src="http://rd3.videos.sapo.pt/play?file=http://rd3.videos.sapo.pt/uZvVvoG2wUIFIVURaRpv/mov/1" type="application/x-shockwave-flash" allowFullScreen="true" width="480" height="400">embed>

Auxerre-Ajax 2-1
<embed src="http://rd3.videos.sapo.pt/play?file=http://rd3.videos.sapo.pt/fGHfmG2dW0Z9BT7jBk58/mov/1" type="application/x-shockwave-flash" allowFullScreen="true" width="480" height="400">embed>



Grupi H

Partizani Beograd-Braga 0-1

Shaktar-Arsenal 2-1
<embed src="http://rd3.videos.sapo.pt/play?file=http://rd3.videos.sapo.pt/WmWb863vVNPUqzi2yapv/mov/1" type="application/x-shockwave-flash" allowFullScreen="true" width="480" height="400">embed>
Shtuar më 03/11/2010, ora 23:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori