Champions dhe Europa League, ja sa fitojnë klubet
Pëlqej
UEFA ka prezantuar më në fund sistemin e shpërndarjes së të ardhurave për Champions League. Secili prej 32 klubeve, pjesëmarrëse në fazën me grupe, do të kenë të drejtën për një shpërblim prej 8,6 milionë euro, ndërkohë që fituesi i trofeut do të arkëtojë plot 37,4 milionë euro, si dhe bonuset e ardhura si pasojë e të drejtës televizive.

Në total, UEFA ka vendosur më shumë se 900 milionë euro shpërblime, të ndara në 500 milionë nga kontributet fikse dhe 410 milionë të siguruara nga transmetimi i ndeshjeve.

Vitin e kaluar, skuadrat finaliste Real dhe Atletico Madrid, kanë ndarë mes tyre 40 milionë euro të ardhura prej të drejtës televizive të transmetimit të ndeshjes së Lisbonës.

Ndërsa çdo skuadër do të ketë gjithashtu bonuset e zakonshme në lidhje me performancën në fushë: 500 mijë euro për çdo barazim dhe 1 milionë euro për çdo fitore. Ai që do të mund të shkojë drejt 1/8-ave (gjashtëmbëdhjetësheve) do të marrë 3,5 milionë, kurse në çerekfinale plot 4 milionë. Për 4 gjysmëfinalistët do të shpërndahen nga 5 milionë euro secili.

Sa i përket finales, që do të zhvillohet më 6 qershor 2015 në Berlin, humbësi do të marrë 6,5 milionë, kurse fituesi 10,5 milionë euro.

Ndërsa për Europa League ka një tjetër përllogaritje: secili prej 48 pjesëmarrësve në fazën me grupe marrin nga 1,3 milionë euro. Fitorja vlen 200 mijë euro, ndërsa barazimi në grupe sa gjysma e fitores. Fituesi i trofeut do të marrë 9,9 milionë euro, shto këtu edhe të drejtat televizive. /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2014, ora 10:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori