CHAMPIONS/ Disa ndeshje do të kenë numër të kufizuar tifozësh
Gara elitare e futbollit, Liga e Kampionëve fillon nesër dhe të mërkurën kur programi përfshin ndeshjet nga raundi i parë në sezonin e ri.

Në disa stadiume, prania e tifozëve do të lejohet, ndërsa një pjesë e mirë e ndeshjeve do të luhen pa tifozë.

Ndeshjen mes Leipzig dhe Basaksehir do ta shikojnë saktësisht 999 tifozë. Vendimi u mor nga autoritetet lokale pas përkeqësimit të pandemisë së koronavirusit.

Ndeshjet në shtëpi të Leipzig në Bundesliga u shikuan nga 8,500 spektatorë, por situata me virusin është përkeqësuar ditët e fundit dhe gjërat kanë ndryshuar.

Numri i të infektuarve po rritet gjithashtu në Mynih. Janë 87 raste për 100,000 banorë, kështu që organizatorët e kësaj ndeshje vendosën që Bayern dhe Atletico të luajnë pa tifozë.
Shtuar më 19/10/2020, ora 15:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori