Pavarësisht panikut që po përjeton Europa nga Koronavirusi, UEFA ka vendosur që të luhen dy ndeshjet e kthimit në
Champions League.
Sot në orën 21:00 RB Leipzig do të presë Tottenhamin në stadiumin "Red Bull Arena" ndërsa
sfida e parë përfundoi 1-0 në favor të skuadrës gjermane.
Paralel edhe në Spanjë do të zhvillohet
sfida mes Valencias dhe Atalantës, ku italianët sfidën e parë e
fituan me rezultatin thellë 1-4.
Skuadrat do të synojnë të presin dy bileta për në çerekfinale të kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit në Europë.
Si pasojë e Koronavirusit, të gjitha sportet në Itali janë pezulluar.
Shtuar më 10/03/2020,
ora 09:24