CHAMPIONS/ Juventus - Barcelona, formacionet e mundshme dhe mungesat (FOTO LAJM)

Sonte pritet të luhet një finale e parakohshme në Champions edhe pse të dyja skuadrat nuk po gëzojnë një formë të mirë.

Juventusi vjen pas 2 barazimeve në Serie A ndërsa Barcelona 1 barazimi dhe 2 humbjeve, e fundit ndaj Real Madridit.

Përtej rezultateve në kampin katalanas mbizotëron një frymë koasi me president e persona të tjerë të rëndësishëm që kanë dhënë dorëheqjen nga klubi.

Barcelona pritet të zbresë në fushë me një formacion më të plotë se "zonja e vjetër". Koeman nuk do të ketë sic dihet prej javësh portierin Ter Stegen dhe vendin e tij tashmë e ka zënë Neto, ndërsa në qendër të mbrojtes vendin e Pique pritet ta zejë Araujo.

Pirlo në krahun tjetër i duhet të qepë çdo repart thuajse. Me Bonuccin në dyshim mbrojtja mund të ketë vetëm një qendërmbrojtës të mirëfilltë, Demiral. Sulmi do të mbetet pa Ronaldon i cili ende nuk është shëruar nga koronavirusi. Përballja Messi-Ronaldo pas disa sezonesh pritej më nostalgji nga të gjithë tifozët e futbollit. Ky repart pritet të plotësohet me dyshen Dybala - Morata me Ramsey që do ti mbështesë nga pas. /albeu.com/










Shtuar më 28/10/2020, ora 09:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori