CHAMPIONS/ Këto janë ndeshjet e ditës së sotme, kryesorja Barcelona – Juventus
Sonte (e martë) do zhvillohen tetë derbi interesant në kuadër të xhiros së fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Derbi më interesant është mes Barcelonës dhe Juventusit, meqenëse të gjithë presin duelin e vjetër mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

Ndeshja tjetër që do jetë e ‘zjarrtë’ është mes RB Leipzigut dhe Manchester Unitedit sepse cila skuadër që fiton do kualifikohet në raundin tjetër.

Dy ndeshjet që nisin në ora 18:55 janë:

Lazio – Club Brugge

Zenit – Dortmund

Kurse, në ora 21:00 zhvillohen këto gjashtë sfida:

Barcelona – Juventus

Chelsea – Krasnodar

Dynamo Kiev – Ferencvaros

PSG – Basaksehir

RB Leipzig – Manchester United

Rennes – Sevilla.
Shtuar më 08/12/2020, ora 08:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori