Të martën dhe të mërkurën janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së pestë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Një situatë e paqartë mbetet te grupi B, ku të katër skuadrat kanë ende gjasa për të kaluar tutje.
Gjithçka do të vendoset në xhiron e fundit, ku Real Madrid takohet me Borussia Monchengladbach, ndërsa Interi pret Shakhtarin.
Derisa duhet pritur xhiroja e fundit në grupin B për të parë se cilat skuadra do të shkojnë tutje, tashmë në grupe të caktuara veç se janë mësuar
emrat e disa prej
skuadrave që kanë
siguruar një gjë të tillë.
Më poshtë i gjeni
emrat e
skuadrave që kanë
siguruar kalimin në fazën tjetër:
Bayern Munich
Manchester City
Porto
Dortmund
Liverpool
Chelsea
Sevilla
Barcelona
Juventus
Shtuar më 03/12/2020,
ora 10:17