Champions: Kualifikohen Reali, Milani dhe Chelsea (VIDEO)
Pëlqej
Zlatan Ibrahimoviç
Janë zhvilluar sot ndeshjet e pesta të fazës së grupeve të Champions League. Për grupin E, Roma ka marrë një fiture rokamboleske kundër Bayernit ku pas dy golave të Gomez në pjesën e parë ka kthyer gjithçka në pjesën e dytë. Borriello, De Rossi dhe Totti kanë qënë autorë të një fitore spektakolare të Romës me rezultatin 3-2. Ndeshja tjetër e këtij grupi, mes Baselit dhe Clujit ka përfunduar 1-0 për Baselin.

Në grupin F Chelsea ka mposhtur 2-1 Zilinën. Pjesa e parë përfundoi 0-1 për miqtë porn ë pjesën e dytë Sturridge dhe Malouda I kanë dhënë fitoren Chelseat. Ndeshja tjetër e zhvilluar në orën 18:30 mes Spartakut të Moskës dhe Marseilles ka përfunduar 0-3 për miqtë nga Franca.

Grupi G ka vendosur hierarkinë në vend pas fitoreve të Realit të Madridit dhe Milanit. Reali ka fituar thellë në Holandë përballë Ajaxit me rezultatin 0-4. Benzema, Arbeloa dhe dy herë Ronaldo sigurojnë Realin në vend të parë të këtij grupi. Një tjetër e kualifikuar në këtë grup, porn ë vendin e dytë, është edhe Milani paas fitores 2-0 në Francë kundër Auxerres. Sërish Ibrahimovic shënon gol për Milanin në minutën e 64 dhe më pas mbyll llogaritë Ronaldinho në minutën e 91.

Në grupin H Braga fiton 2-0 përballë Arsenalit duke e vënë në vështirësi Arsenalin dhe duke bërë interesante situatën në këtë grup. Shaktari fiton 0-3 jashtë fushe kundër Partizanit të Beogradit dhe ngjitet në vendin e parë të grupit. (albeu.com)


GOLAT:


Ajax - Real Madrid
<embed src="http://rd3.videos.sapo.pt/play?file=http://rd3.videos.sapo.pt/LgjT8KF3jtNj1cZeBYge/mov/1" type="application/x-shockwave-flash" allowFullScreen="true" width="480" height="400">embed>


Braga Sporting - Arsenal 2-0
<embed src="http://rd3.videos.sapo.pt/play?file=http://rd3.videos.sapo.pt/H82PJUVBYzZ81eldQKkG/mov/1" type="application/x-shockwave-flash" allowFullScreen="true" width="480" height="400">embed>


Auxerre 0 - 2 Milan
<embed src="http://rd3.videos.sapo.pt/play?file=http://rd3.videos.sapo.pt/5WgMzcq2ZeeH7UtterEA/mov/1" type="application/x-shockwave-flash" allowFullScreen="true" width="480" height="400">embed>


Chelsea 2 - 1 Zilina
<embed src="http://rd3.videos.sapo.pt/play?file=http://rd3.videos.sapo.pt/i9zwicAogpd2wmURuMvH/mov/1" type="application/x-shockwave-flash" allowFullScreen="true" width="480" height="400">embed>
Shtuar më 23/11/2010, ora 21:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori