CHAMPIONS/ Lazio - Dortmund, formacionet e mundshme (FOTO LAJM)

Lazio e Strakoshësh dhe Muriqit do të luaj sonte ndeshjen e parë në Champions pas plot 13 vitesh.

Ekipi i Inzaghit pret në shtëpi gjermanët e Borussia Dortmund.

Të dyja ekipet kanë mungesa ku të Lazio vlen të përmenden, Lulic, Radu, Lazzari dhe Luiz Felipe ndërsa në krahun tjetër, Hazard, Zagadou, Akanji, Schulz dhe Schmelzer.

Tek Lazio Strakosha është i padiskutueshëm në portë ndërsa dyshja e sulmit pritet të plotësohet nga Immobile-Correa. Muriqi ashtu si edhe në Serie A pritet ta nisë nga stoli. /albeu.com/

Shtuar më 20/10/2020, ora 09:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori