Champions League, Casillas i mer fronin Ronaldos
Casillas ka kaluar Ronaldon, ai tani është lojtari me më së shumti fitore në histori të Ligës së Kampionëve, gjithsej 101, shkruan Albeu.com

Fitorja e madhe e Portos të mërkurën mbrëma kundër Romës, ka bërë që Iker Casillas të arrijë një tjetër shifër të frikshme.

Ish-kapiteni i Real Madridit është bërë futbollisti me më së shumti fitore në historinë e Champions League, 101, dhe ka kaluar 7-shin e Cristianos (100).

Podiumin me më së shumti fitore në hsitori të Champions League plotësohet nga ish-mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez, me 91 fitore.

Ronaldo ka mundësi të barazojë Casillasin të martën mbrëma, kur Juventusi të presë Atletico Madridin në Torino. /albeu.com/
Shtuar më 07/03/2019, ora 23:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori