Champions League / Fati i tre skuadrave në grupin E, shikoni si kualifikohen
Pëlqej
Nuk është vendosur asgjë për fatin e skuadrave që janë në grupin E. Liverpooli, Sevilla dhe Spartaku i Moskës kanë shanse reale për t’u kualifikuar, edhe pse favoritët janë të kuqtë e Kloppit dhe spanjollët e Sevilles. Por ja si kualifikohen për më tej këto skuadra.

Liverpoli: Do të kualifikohet me një barazim dhe mund të marrë vendin e parë me një fitore ose barazim, nëse Sevija dështon të fitojë. Nëse Liverpooli do ta humbë ndeshjen, ata do të jenë jashtë vetëm nëse Sevija humbet (Liverpooli do të jetë i dyti vetëm në duel kokë më kokë me Spartakun, por do të dalë i treti në duelin tresh me 9 pikë).

Sevilla: do të kualifikohet me një barazim, ose me çdolloj rezultati tjetër nëse Spartaku i Moskës nuk fiton. Mund të marrin vendin e parë në grup, nëse fiton ndeshjen dhe Liverpooli nga ana tjetër nuk fiton.

Spartak Moscow: Do të kualifikohet me një fitore, ose do të dalë i treti me çdolloj rezultati. Por, Spartaku i Moskës mund të marrë vendin e parë në grup nëse fiton me Liverpoolin dhe Sevija nuk fiton me Mariborin. Spanjollët do të kenë rivalë mesfushorin e Kombëtares shqiptare Valon Ahmedi, i cili do të jetë titullar, por skuadra e tij nuk ka asnjë shans. /albeu.com/
Shtuar më 06/12/2017, ora 19:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori