Champions League, ja sfidat që luhen sonte në mbrëmje (FOTO)

Grupi A
Sonte në mbrëmje do të luhen ndeshje vendimtare për Uefa Champions League. Ndeshja më interesante e raundit të katërt do të jetë ajo që do të luhet në "Etihaad Stadium", Manchester City dhe Barcelona do të përballen sërish këtë të martë.

Pep Guardiola do të sfidojë sërish ish skuadrën e këtij këtë herë me objektivin për t'i shkaktuar një surprizë të hidhur Barçës pas asaj humbjeje poshtëruese që Manchester City pësoi në Camp Nou dy javë më parë.

grupin A, Arsenali dhe Paris Saint Germain-i do të kërkojnë të sigurojnë matematikisht kualifikimin në ruandin tjetër me dy fitore në sfidat respektive ndaj Ludogorets dhe Baselit.

grupin B, në orën 18.45 në Stamboll Napoli me Elseid Hysajn në fushë do të synojë të hedh një hap të madh përpara për sa i përket çështjes së kualifikimit kur të sfidojë në transfertë, Beshiktashin.
Shtuar më 01/11/2016, ora 09:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori