Champions League kompleton vazot, kualifikohen ekipet favorite (VIDEO)
Janë mësuar dhe 3 skuadrat e fundit që sigurojnë një biletë për në grupet e UEFA Champions League.

Gjysmëfinalistët e sezonit të shkuar, Ajax nuk i ka lënë vend surprizave, teksa ka kaluar në fazën finale të kompeticionit pas fitores 2-0 në shtëpi ndaj APOEL.

Me takimin e parë që ishte mbyllur me rrjeta të paprekura, golat e Alvarez në minutën e 43-të dhe Tadic në të 80-të. Holandezët do të jenë në vazon e dytë të Champions League, ndërkaq qipriotët do të vijojnë garën europiane në Europa League.

grupet e Champions League kaloi edhe Club Brugge, që kaloi me rezultatin e përgjithshëm, 3-1 LASK Linz.

Slavia e Pragës është ndoshta surpriza e këtij edicioni të Champions. Skuadra ku aktivizohet edhe ish-sulmuesi i Skënderbeu, Peter Olayinka kaloi me dy fitore minimale 1-0 CFR Cluj.

Kujtojmë se si LASK Linz ashtu edhe Cluj do e vijojnë aventurën europiane në Europa League. Ndërkaq, shorti i grupeve të dy kompeticioneve do të hidhet këtë të premte në Nyon të Zvicrës.
Shtuar më 28/08/2019, ora 22:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori