Kohët e fundit është përfolur shumë për një zhvillim të mundshëm të finales së
Champions LEagues në SHBA, në kuadër të popullarizimit të
këtij sporti në kontinentin Amerikan.
Por këto polemika i ka shuar Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin i cili ka thënë se është ende herët për të folur për këtë gjë.
“Kjo ide nuk është diskutuar asnjëherë zyrtarisht”, ka theksuar presidenti i UEFA-s, nëpërmjet një komunikate për shtyp. “Ne nuk kemi ndërmend që të zhvillojmë një finale të
Champions League jashtë kontinentit europian”, ka shtuar ai më pas.
Ndërkohë,
finalja e
këtij viti në
Champions League do të zhvillohet në “Wanda Metropolitan” të Madridit, e
finalja e vitit 2020 në Stamboll. /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2018,
ora 15:21