Champions, njëzet gjëra për të mos i humbur
Albeu.com
Faqja angleze mirror.co.uk ka bërë një listë me 20 fakte që njerëzit duhet të dinë rreth aktit final të kompeticionit më të rëndësishëm europian për klubet.Përplasja e këtij viti midis Çelsit e Mançester Junatid do të jetë finalja e tretë e luajtur midis dy ekipeve të një vendi. Faqja angleze mirror.co.uk ka bërë një listë me 20 fakte që njerëzit duhet të dinë rreth aktit final të kompeticionit më të rëndësishëm europian për klubet.

1 – Reali i Madridit është klubi më i suksesshëm në Ligën e Kampioneve. Formacioni spanjoll e ka fituar 9 herë trofeun, së fundi në vitin 2002.

2- “Los Merengues” mbajnë edhe një tjetër rekord unikal, të paarritshëm deri tani: e kanë fituar pesë herë rresht midis viteve 1956 dhe 1960.

3 – Sëlltiku i Gllazgout u bë klubi i parë britanik që fitoi në vitin 1967 Kupën e Kampioneve, siç quhej atëherë Liga e Kampioneve.

4 - Këtë vit “The Boys” gjithashtu u bënë formacioni i vetëm që fitoi Ligën e Kampioneve si pjesë e një “quadruple”, katër trofe brenda një sezoni, përfshirë dhe ato shtëpiake.

5 – Sëlltik është gjithashtu një nga tre ekipet fituese, lojtarët e të cilit janë lindur në të një vend, pra të gjithë skocezë. Dy formacionet e tjera janë Reali i Madridit (1965-1966) dhe Steaua Bukuresht (1986).

6 – Të gjithë lojtarët e skuadrës së Sëlltikut janë lindur në një “pellg” me një reze gjeografike prej 15 kilometrash larg njëri-tjetrit.

7 - Notingham Forest është i vetmi klub që ka fituar Ligën e Kampineve më shumë se kampionate në Angli: dy Liga Kampionesh kundrejt një kampionati.

8- Kur Mançester Junaitid fitoi Kupën në vitin 1998-1999, ata ishin fituesit e parë të turneut, që nuk kishin fituar kampionatin shtëpiak (apo Ligën e Kampioneve) një sezon më parë.

9 – Ekipi i fundit që arriti ta mbrojë me sukses trofeun ishte Milani. Skuadra italiane e fitoi në vitin 1989 dhe në vitin 1990.

10 – Nëse formacioni i Avram Grant do të ngrejë trofeun në Moskë, trajneri do të behët izraeliti i parë (qoftë ky trajner apo lojtar) që fiton Ligën e Kampioneve.

11 – Stadiumi “Uembli” ka pritur pesë finale të Ligës së Kampioneve: 1963, 1968, 1971, 1978 dhe 1992, më shumë se çdo stadium tjetër.

12 – Athina është i vetmi qytet që është përfaqësuar me tre ekipe: Olympiakos, Panathinaikos dhe AEK në një sezon të Ligës së Kampioneve.

13 - Sulmuesi i Realit të Madridit, Raul Gonzales është shënuesi më i mirë i kompeticionit me 61 gola.

14 – Marçelo Lipi është trajneri që ka arritur katër herë në finalen e Ligës së Kampioneve me Juventusin: 1996, 1997, 1998, dhe 2003, më shumë se çdo trajner tjetër.

15 – Klarens Sedorf është i vetmi lojtar që ka fituar trofeun me tre ekipe të ndryshme: Ajaksin (1995), Real Madrid (1998) dhe Milanit (2003 dhe 2007).

16 - Hernan Krespo është i vetmi lojtar që ka shënuar në Ligën e Kampioneve me pesë ekipe të ndryshme: Parma, Lacio, Inter, Çelsi dhe Milan.

17 – Goli më i shpejtë në Ligën e Kampioneve është shënuar pas 10 sekondash nga holandezi Roi Makaj kur luante për Bajernin e Munihut në ndeshjen kundër Realit të Madridit në vitin 2007.

18 – Majk Njuell i Bllekbërnit ka realizuar edhe “tripletën” më të shpejtë, brenda nëntë minutash kundër norvegjezëve të Rozenborgut në sezonin 1995-1996.

19 – Paolo Maldini, është i vetmi lojtar që ka luajtur në finalet e Ligës së Kampioneve në tre dekada të ndryshme.

20 – Finalistët nga i njëjti vend: e gjitha spanjolle Real Madrid-Valencia në finalen e luajtur në Paris në vitin 2000, Milan-Juventus në vitin 2003 në Mançester dhe tani në Moskë, Mançester-Çelsi. (start)
Shtuar më 21/05/2008, ora 17:25
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori