CHAMPIONS/ Real Madrid-Shakhtar, mungesat dhe formacionet e mundshme (FOTO LAJM)

Real Madridi fillon sot aventurën Evropiane përballë një kundërshtari mëse të kalushëm si Shakhtar Donetsk.

Djemtë e Zidane do duhet të tregojnë veten para një ndeshje të madhe që i pret në kampionat ndaj rivalëve të përjetshëm, Barcelona.

Humbja në fundjavë ndaj Cadiz ka "fikur" disi galaktikët të cilët sonte kanë mundësinë më të mirë për tu "rindezur" edhe pse pa kapitenin në fushë.

Në vend të Ramos pritet të startojë Militao, ndërsa në krahun e djathtë ashtu si edhe në kampionat do të startojë Nacho.

Mesfusha do ti besohet 3-shes së famshme, Modric - Casemiro - Kroos ndërsa sulmi me Vinicius - Benzema - Asensio.

Përvec Ramos dhe Carvajal, madrilenëve do ti mungojnë edhe Ordriozola, Hazard e Odegaard. /albeu.com/
Shtuar më 21/10/2020, ora 10:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori