Liga e
Kampioneve do të japë verdiktet përfundimtare jo vetëm për sezonin e Juventusit, por edhe për teknikun Mauricio
Sarri dhe shefin
ekzekutiv të
klubit Fabio Paratiçi.
Skuadra bardhezi është pranë sigurimit të titullit
kampion të nëntë radhazi në Itali. Një fitore sot përballë Lacios me shumë mungesa do ta afronte akoma më tepër “Zonjën e Vjetër” me titullin
kampion. Por, Juventus duhet të përmbysë Lionin në Ligën e
Kampioneve.
Nëse bardhezinjtë largohen herët nga gara, atëherë tekniku
Sarri dhe shefi
ekzekutiv i
klubit Paratiçi janë dy “kokat” e para që rrezikojnë të priten.
Drejtuesit e
klubit kanë falur Sarrin për humbjen e Kupës dhe Superkupës së Italisë, por një paraqitje zhgënjyese në Ligën e
Kampioneve do të sillte shkarkime në radhët e Juventusit.
Shtuar më 20/07/2020,
ora 19:04