CHAMPIONS/ Sot shorti, çfarë duhet të dini
Champions League do të rikthehet në shkurt, por sot do të hidhet shorti për të mësuar çiftet në fazën e 1/16-ve. Në Nyon të Zvicrës, pres orës 12:00 do të hidhet shorti, ndërkohë që janë disa rregulla të përcaktuara që më parë, ku theksohet se skuadrat nga i njëjti kampionat nuk mund të përballen mes tyre në këtë fazë të Champions League.

Gjithashtu nuk do të ketë sfida mes ekipeve që më parë ishin në një grup së bashku. E përcaktuar është që ekipet e vazos së parë do t’i luajnë në shtëpi ndeshjet e kthimit, që janë programuar të zhvillohen më 10, 11, 17 dhe 18 mars. Takimet e para luhen më 18, 19, 25 dhe 26 shkurt. Ndeshjet nisin si zakonisht prej orës 21:00. Shorti për çerekfinalet, gjysmëfinalet hidhet më 20 mars.

EKIPET E KUALIFIKUARA NË CHAMPIONS LEAGUE
VAZO 1: Barcelona (Spanjë: Grupi F), Bayern Munchen (Gjermani: Grupi B), Juventus (Itali: Grupi D), Leipzig (Gjermani: Grupi G), Liverpool (Angli: Grupi E), Manchester City (Angli: Grupi C), Paris Saint-Germain (Francë: Grupi A). Valencia (Spanjë: Grupi H)

VAZO 2: Atalanta (Itali: Grupi C), Atletico Madrid (Spanjë: Grupi D), Chelsea (Angli: Grupi H), Dortmund (Gjermani: Grupi F), Lyon (Francë: Grupi G), Napoli (Itali: Grupi E), Real Madrid (Spanjë: Grupi A), Tottenham Hotspur (Angli: Grupi B).
Shtuar më 16/12/2019, ora 08:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori