Champions, Spalleti: Grupi C, i ekuilibruar
Në këtë sezon Luciano Spalletti, që është në drejtim të Zenit San Petersburg prej te vitesh do të kthehet në Itali por tashmë si kundërshtar duke qënë se është në të njëtin grup në Champions me Milanin, Anderlechtin dhe Malagan. Pikërisht me Milanin që ashtu siç rrëfehet vetë ish trajneri i Romës mund të ishte destinacioni i tij dy vite më parë.

"Është e vërtetë. Galliani më kishte kontaktuar për të drejtuar Milanin. Por më skarcoi pak më vonë duke më thënë: Më fal mister po më duhet të lirohem nga impenjimi që morëm bashkë dhe unë e pranova menjëherë", u shpreh Spalletti.

Më pas Luciano Spalletti flet edhe për Champions duke vënë gishtin tek Milan si skuadra favorite e grupit.

"Është e vërtetë që është rinovuar, por mund të mbështetet akoma tek futbollistët e mëdhenj që ka në gjirin e tij dhe tek një trajner ekspert, pastaj kanë edhe historinë në favor. Nga ana tjetër ne, Anderlecht dhe Malaga jemi skuadra me ekulibra të ndryshëm. Pres një grup të mbushur me vështirësi ashtu si sezonin e kaluar", vijoi ai.

Trajneri italian në këtë mënyrë ka dashur të ulë disi presionin tek Zeniti i tij por me ardhjen e Hulk e Witsel për afro 80 milion euro është e paevitueshme që klubi i tij të përfshihet tek skuadrat e mëdha.

"Jam këtu në Rusi prej tre vitesh ku kemi punuar me grupin që kemi patur në dipozicion me të cilin kemi shprehur një futboll të miirë dhe kemi fituar edhe dicka. Tani duke parë se sa impenjativ dhe sa kompetitiv është Champions League duam të bëjmë dicka më shumë. Hulk e Witsel janë dy lojtarë të mëdhenj dhe dy kampion të mëdhenj duke qënë se janë akoma të rinj. Witsel është 23 vjeç ndërsa Hulk 26 pra kemi bërë një investim për të patur një kontribut kualitativ menjëherë por edhe për të ardhmen", tha trajneri italian i Zenit.

Në fund trajneri nga Certaldo shprehu kënaqësine e tij edhe për Fabio Capellon që tashmë drejton përfaqësuesen Ruse por duke mohuar zërat se ai mund të jetë pasardhësi i Don Fabios në drejtimin e Rusisë. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2012, ora 17:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori