CHAMPIONS/ Statistikat dhe formacionet e mundshme të ndeshjes Chelsea - Bayern Munchen (FOTO LAJM)

Nata e sotme e Champions League pritet të na dhurojë shumë emocione me dy super ndeshjet Chelsea - Bayern dhe Napoli - Barcelona, shkruan Albeu.com.

Bayern Munchen është gati të marrë hak pas asaj finaleje të humbur në 2012 dhe i ka të gjitha gjasat, pasi kundërshtari nuk është më i atij niveli.

Chelsea pritet të rreshtohet me sistemin 3-4-3 ndërsa bavarezët 4-2-3-1, formacione kto që vijnë edhe për shkak të dëmtimeve.

Për "blutë e londrës" mungojnë, Kante, Hundson-Odoi, Pulisic dhe Pedro ndërsa për "bavarezët" mungojnë, Perisic, Sule dhe Martinez.

Maja sulmit të Bayern do të udhëhiqet nga sulmuesi më i mirë i kompeticonit, Robert Lewandowski i cili ka shënuar plot 10 gola ndërsa në krahun tjetër Lampard është në dyshim mes Abraham i cili ka shënuar vetëm dy golaChampions por mbetet një nga golashënuesit më të mirë të skuadrës së tij dhe Girund i cili shënoi në "derbi" dhe bëri një performancë shumë të mirë.

Bayern Munchen ka fituar 6 ndeshjet e fundit në champions dhe në 5 nga 6 ndeshjet ka shënuar të paktën 3 gola, ndërsa Chelsea ka shënuar të paktën 2 gola në 3 ndeshjet e fundit.

Londinezët janë të pamposhtur në 5 ndeshjet e fundit. /albeu.com/

Shtuar më 25/02/2020, ora 13:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori