Champions: United mposht Milanin, Lyoni Realin
Albeu.com
United ka arritur të shënojnë fitore në San Siro kundër Milanit në takimin e parë të 1/8-së së finales së Ligës së Kampionëve. Ndeshja ka përfunduar me fitoren e mysafirëve me rezultat 3-2. Në ndeshjen tjetrë, Real Madrid u mposht nga Lyoni me rezultat 1:0.Goli i parë për vendasit u shënua në minutën e 3-të, pas një krosimi të ulët të David Beckham, kur Ronaldinho me ndihmën e Michael Carrick mposhti portierin Van der Sar.

Në minutën e 36-të, mesfushori Paul Scholes barazoi rezultatin me një gol të shënuar paksa me fat, dhe me rezultat 1-1 përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, gjithçka ndryshoi. Milan humbi iniciativën, ndërsa United dalëngadalë ktheu ndeshjen në favor të vet. Wayne Rooney shënoi dy herë në portën e Nelson Didas, pas krosimeve të Valencias (66’) dhe Fletcherit (85’).

Clarence Seedorf, i inkuadruar në pjesën e dytë, arriti ta ngushtojë epërsinë në 2-3 (85’), por vetëm kaq.

Ky rezultat e favorizon Manchester Unitedin, kur dihet se ndeshja e kthimit do të zhvillohet në Old Trafford.


Në ndeshjen tjetër, Lyon mposhti në terren të vet Realin e Madridit me golin e shënuar në minutën e 47-të nga Jean Makoun. Goli i Makoun ishte një supergol i vëretetë i shënuar nga një distancë prej 23 metrash.


Ja golat:

Milan 2 : 3 Manchester United






Lyon 1 : 0 Real Madrid

Shtuar më 17/02/2010, ora 04:32
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori