Chellandes: Shumë i kënaqur me performancën e skuadrës
Bernard Challandes, trajneri i Kosovës, është deklaruar pas barazimit 2-2 me Danimarkën në stadiumin "Fadil Vokrri".

"Jam shume i kënaqur me performancen e skuadrës. Kjo ka qene ndeshje interesante për tu parë”, tha ai.

"Kemi parë që nëse bëjmë një gabim të vogël mund të kemi shumë probleme".

"Ka bërë mjaft mirë faza defensive. Kemi parë se kemi mundësi nëse mund ta mbajmë topin. Mund të jem shumë i kënaqur me prformancen e ekipit".

"Mendoj se nëse çdo lojtar arrin të bëjë punë fantastike. Nëse psh lojtarët e krahut dhe të qendrës, mesfushorët bashkëpunojnë për ta mbyllur hapësirën kjo do të thotë se mbrojtësi është sulmuesi ynë i parë. Mund të them se ekipi është gati të luajë edhe kundër skuadrave shumë të forta”. “Lojtarët mund të jenë të zhgënjyer për përfundimin e ndeshjes dhe golin e dytë. Është më e rëndësishme performanca. Jam normalisht i dëshpëruar. Duhet të fokusohemi tek gjerat e mira", deklaroi ai. /albeu.com/

Shtuar më 21/03/2019, ora 21:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori