Chellini: Duke mos luajtur vuaj më shumë, tani është momenti të festojmë
Giorgio Chiellini ka folur për titullin e tetë radhazi të fituar nga Juventus në Serinë A.

"Duke mos luajtur, vuaj më shumë. Tani është momenti të festojmë një titull të fituar me rekord dhe me shumë pikë avantazh", ka thënë mbrojtësi italian", ka thënë ai për "DAZN".

"Është për të ardhur keq për atë që ka ndodhur të martën, por nuk arrijmë të kuptojmë se po shkruajmë historinë me 8 tituj radhazi. Duam të fitojmë trofe të tjerë në të ardhmen. Champions? Varet nga episodet dhe duhet jesh në formën ideale në momentin e duhur".

"CR7? Ka ardhur pa zhurmë dhe stërvitja në krah të tij të ndihmon të përmirësohesh dhe të kuptosh se si mund të arrihet në nivele të caktuara. Nuk kisha dyshime për qëndrimin e tij. Barzagli? Është nënvlerësuar. I bën gjërat e vështira të duken të lehta". /albeu.com/


Shtuar më 20/04/2019, ora 21:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori