Chelsea, 35 mln paund për Higuain
Chelsea është i gatshëm të japë një ofertë të majme për sulmuesin e Real Madridit, Gonzalo Higuain. Tabloidi britanik "The Sun" shkruan se Blutë janë të gatshëm të ofrojnë deri në 35 milionë paund për ta sjellë argjentinasin në Stamford Bridge.

Chelsea e sheh sulmuesin si zëvendësuesin ideal për Didier Drogba, i cili pritet të largohet gjatë kësaj vere.

" Higuain është në krye të listës së blerjeve. Ai ka një rekord fenomenal të shënimeve për Realin dhe për Argjentinën, por ai edhe ndihmon të tjerët të shënojnë gola. Ai do të ishte i përkryer për ne, një lloj lojtar i cili do të lulëzojë në Premier League", ka thënë për gazetën një burim i brendshëm i Chelsea-t. /albeu.com/
Shtuar më 27/04/2012, ora 17:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori