Chelsea, 37 milionë për Benatia
Pëlqej
Mehdi Benatia mbetet në qëndër të merkatos. Mbrojtësi 27-vjeçar i Romës, sipas asaj që shkruan anglezja "Daily Star", ka përfunduar në planet e teknikut të Chelsea-t Jose Mourinho, i cili ofron 37 milionë euro për kartonin e tij.

Një shifër e rëndësishme që pritet të ulë në tryezën e bisedimeve Drejtorin Sportiv të verdhekuqve Sabatini.

Chelsea shiti David Luiz te PSG për shumën e rreth 50 milionë eurove dhe si pasardhës të tij në qëndër të mbrojtjes sheh mbrojtësin maroken. /albeu.com/
Shtuar më 12/08/2014, ora 13:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori