Chelsea, 46 milione euro per Agueron
Albeu.com
Chelsea e ka konfirmuar interesimin e vet për sulmuesin e Atletico Madrid, Sergio Aguero. Sipas tabloidit britanik, The Sun, klubi i Roman Abramovich duket se ka bërë gati 46 milioni euro, për ta bindur klubin spanjoll.
Këtë e ka konfirmuar edhe drejtori gjeneral i Atletico Madrid, Miguel Angel Gil Marin.

“Chelsea ka ofruar 42 milionë funte për Sergio, kurse Real Madrid, 33 milionë euro për Forlan. Ne do t’i shqyrtojmë këto oferta”, tha ai.

Por, pengesa kryesore e ekipit të Carlo Ancelottit do të jetë FIFA, e cila i ka suspenduar shit-blerjet e Chelseas për shkak të çështjes Kakuta.
Shtuar më 27/10/2009, ora 22:23
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori