Chelsea arrin të rrëmbejë Mata-n
Tani raportohet se skuadra e Chelseat ka mbyllur marrëveshjen me Valencian për transferimin e Matas te skuadra e bluve. Mata duket se tashmë ka plotësuar kalimin e tij tek ekipi i Chelseat.

Skuadra e Andres Villa-Boas pritet të mbyllë transferimin për 28 milion euro në ditët në vijim pasi tashmë mungon vetëm zyrtarizimi nga të dyja klubet pasi vetë drejtuesit e kanë arritur një marrëveshje midis tyre.

Ky pritet të jetë suksesi i rradhës i Chelseat dhe dështimi i rradhës për Topçinjtë pasi edhe ato ishin në kërkim të tij që pas largimit të Fabregas drejt Barcelonës. /albeu.com/
Shtuar më 21/08/2011, ora 10:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori