Chelsea barazon kunder Readingut (VIDEO)
Albeu.com
Forma e mirë parasezonale e Chelseat është penguar nga Reading, skuadër e cila i ka ndalur Blutë me barazim. Ndeshja miqësore e zhvilluar në Madejski Stadium ndërmjet Readingut dhe Chelseat ka përfunduar me rezultat 2-2.Skuadra nikoqire krijoi avantazh të dyfishtë në pjesën e parë, me golat e Jimmy Kebe (38’) dhe Scott Davies (45’).

Chelsea u kthye në lojë në fund të takimit (89’) kur Salomon Kalou ngushtoi epërsinë në 2-1.

Lojtari fatal i kësaj ndeshjeje ishte Alex Pearce, i cili në minutat shtesë të takimit ia mohoi fitoren skuadrës së tij duke shënuar në portën e vet.


Ja dy golat e Reading:

Shtuar më 02/08/2009, ora 06:18
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori