Chelsea - Barcelona, notat e lojtarëve (FOTO LAJM)

Pëlqej
Chelsea dhe Barcelona u ndanë baras në ndeshjen e parë të të tetës së finales të Ligës së Kampionëve.

Sa i përket notës mesatare të Bluve (6.78), ajo është lehtësisht më e mirë se e Blaugranëve (6.66).

Më i miri te Chelsea, por edhe në fushë në përgjithësi, është vlerësuar Willian që u vlerësua me notën (9.4), i cili e goditi dy herë shtyllën dhe e shënoi në goditjen e tretë. Pas tij është renditur Eden Hazard që dhuroi asistimin (7.3).

Ndërkaq, notën më të ulët te vendasit e ka marrë qendërmbrojtësi Andreas Christensen (5.8) pas gabimit në pranimin e golit.

Sergio Busquets ishte më i miri te katalunasit (7.4), i ndjekur ngushtë nga Lionel Messi (7.3) dhe Andres Iniesta (7.2).

Portieri i Blaugranasve, Marc-Andre ter Stegen është vlerësuar me notën më të ulët te skuadra e tij (5.9). /allbeu.com/
Shtuar më 20/02/2018, ora 23:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori