Chelsea bën 4, Diego Costa bën 3 (VIDEO)
Pëlqej
Diego Costa merr për dore Chelsean. Braziliano-spanjolli që u shpall Lojtari i Muajit Gusht në Premier League ka qënë vendimtar në fitoren e sotme të Bluve 4-2 ndaj Swansea City-t.

Ndeshja e javës së katërt nisi me autogolin e John Terry-t në minutën e 11 dhe duhej klasi i ish futbollistit të Atletico Madrid që gjërat të merrnin për mbarë për ekipin e Mourinhos.

Costa barazoi rezultatin në minutën e fundit të pjesës së parë, ndërsa shënoi golin e avantazhit në minutën e 56, ndërsa pas 11 minutash shënoi golin e tretë për Chelsean. Kjo është tripleta e parë në Premier League për të dhe goli i shtatë sezonal.

Diego Costa i la vendin Loic Remy në minutën e 72 dhe ishte pikërisht francezi që në minutën e 81 shënoi golin e katërt për Chelsean.

Me këtë fitore Chelsea mbetet në krye të klasifikimit me 12 pikë të plota. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2014, ora 17:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori