Chelsea bën gati largimin e 6 lojtarëve, mblidhen fonde për transferimin e Havertz
‘Blutë’ e Londrës janë të vendosur që të përforcojnë edhe më shumë skuadrën e tyre, pas emrave si Timo Werner e Ziyech.

Lojtari tjetër në listën e dëshirave të Chelsea është Kai Havertz dhe thuhet se për transferimin e tij pritet të bëhen sakrifica të mëdha.

Raportime të ‘Daily Express’ thonë se Chelsea planifikon shitjen e gjashtë lojtarëve, për të mbledhur fondet për transferimin e mesfushorit gjerman.

Havertz, i cili aktivizohet me Bayer Leverkusen, vlerësohet me 90 milionë funte nga skuadra e tij.

Mbetet të shihet nëse plani i ‘Bluve’ do të funksionojë dhe të kompletohet transferimi i Kai Havertz te Chelsea.
Shtuar më 06/07/2020, ora 10:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori