Chelsea bën goditen e madhe, zyrtarizon yllin e Borussia Dortmundit
Tashmë është zyrtare, Christian Pulisic është zyrtarizuar si lojtari më i Chelseat. Amerikani u ble nga Borussia e Dortmndit për shifrën e 64 milion eurove, shkruan Albeu.com.

Ndërkohë 20 vjecari do të qëndrojë i huazuar te Dortmundi deri në fund të sezonit aktual. Ai iu kishtee bërë të qartë se nuk dëshironte të rinovonte kontratën që mbaronte në verën e vitit 2020, sepse synonte të luante në Premier Ligë.


Pulisic debutoi në janar të vitit 2016 në Bundesligë dhe askush nuk ka dhënë më shumë asiste se ai në 3 vite, 13 të tilla. Ai ka zhvilluar me verdhezinjtë 80 ndeshje teksa ka gjetur rrugën e rrjetës dhe 10 herë. /albeu.com/
Shtuar më 02/01/2019, ora 11:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori