Chelsea bën pazar te Milan
Skuadra e Chelsea po zhvillon një sezon për tu mbajtur mend pasi udhëheq Premier Leagun dhe nuk e ka shijuar ende shijen e humbjes. Drejtuesit e skuadrës së Chelsea po mendojne për të përforcuar akoma më shumë kontigjentin e lojtarëve për të sjellë trofe në “Stamford Bridge”.

Një nga lojtarët që po monitorohet me kujdes është mbrojtësi i Milanit, Alessio Romagnoli. 23 vjeçari ka fituar zemrat e tifozëve kuq e zi madje trajneri Gattuso e ka emëruar edhe kapiten.

Ky operacion pritet të jetë shumë i vështirë për tu arritur, por nëse Milan nuk arrin të kualifikohet në champions për sezonin e ardhshëm, transferimi i qendërmbrojtësit në Londër mund të bëhet më i lehtë. Ai konsiderohet si zëvendësuesi i Gary Cahill që është në fund të aventurës së tij te blutë e londrës. /albeu.com/
Shtuar më 11/10/2018, ora 10:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori