Protagonist i një sezoni jo shumë të mirë me Paris Saint Germain, Edinson
Cavani mund të përfundojë në Premier League gjatë merkatos së ardhshme të futbollit. Përveç Manchester United, sipas asaj që raporton "Metro", edhe
Chelsea po interesohet për bomberin uruguajan.
A do të arrijë Jose Mourinho të mposhtë konkurrencën e "Djajve të Kuq" dhe të paguajë kërkesat
ekonomike të PSG-së? Kjo
mbetet për tu parë në muajt në vijim.
Cavani u transferua në Francë nga Napoli verën e shkuar për shumën e 63 milionë eurove dhe kur jemi në javën e 24 të Ligue I ka shënuar 13 gola. /albeu.com/
Shtuar më 08/02/2014,
ora 15:03