Chelsea-City, duel për Lavezzin
Mes tre tenorëve të Napolit është ai që ka më shumë mundësi për tu larguar në fund të këtij sezoni. Bëhet fjalë për argjentinasin Ezequiel Lavezzi, i cili ka një kontratë me axurrët deri në qershorin e vitit 2015 dhe një klauzolë me vlerë 32 milionë euro për klubet që duan ta marrin nga Napoli.

Pas një sezoni të mirë, kryesisht në Champions League, Lavezzi ka tërhequr vëmëndjen e shumë klubeve europiane të cilat janë gati të paguajnë edhe klauzolën që ka vendosur klubi italian për kartonin e tij.

Përveç Anzhi, sipas asaj që shkruan Daily Mirror, edhe Chelsea me Manchester City janë gati të paguajnë 32 milionë euro për ta bërë të tyrin Ezequiel Lavezzi. /albeu.com/

Shtuar më 17/04/2012, ora 19:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori