Chelsea del hapur, ka gati ofertën për Philip Coutinhon
Chelsea del hapur duke zbuluar se po tenton me të gjitha mënyrat për të vendosur duart mbi kartonin e Philippe Coutinhos.

Mesfushori brazilian aktualisht luan në formë huazimi te Bayern Munich por gjermanët nuk kanë ndërmend ta blejnë kartonin e tij me Barcelonën që duhet të gjejë një tjetër klub për të shituar 27-vjeçarin.

Nga së mësohet Chelsea i ka ofruar Barçës 80 milionë euro, një shifër që duket shumë e lartë në këtë kohe krize ekonomike për shkak të koronavirusit, por e ulët lidhur me 120 milionë eurot që Bayerni duhet t’i paguante skuadrës blaugrana për të blerë kartonin e Coutinhos.

Fillimisht kur të përfundojë ky sezon, Coutinho do të kthehet te Barcelona ndërsa më pas nëse arrihet akordi me Chelsean aim und të marrë rrugën drejt Premier League, duke u rikthyer në një kampionat ku ka lënë shenjë me fanellën e Liverpoolit.
Shtuar më 06/04/2020, ora 22:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori